OBSH jep lajmin e mirë: Situata e COVID-19 është përmirësuar në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se numri global i rasteve të Covid-19 vazhdoi të binte javën e kaluar.

Në përditësimin e tij të fundit, organi shëndetësor i OKB -së tha se 3.6 milion raste të reja u raportuan javën e kaluar, nga 4 milion që ishin një javë më pare, raporton albeu.com.

Kjo është rënia e parë substanciale në më shumë se dy muaj, me infeksione që bien në çdo rajon të botës.

Kishte rënie të mëdha në dy rajone veçanërisht: Lindjen e Mesme, me një rënie me 22% dhe një rënie me 16% në Azinë juglindore.

Shumica e rasteve janë raportuar në SHBA, Mbretëri të Bashkuar, Indi, Turqi dhe Filipine.

Vdekjet globale të lidhura me koronavirus gjithashtu ranë me 7%./albeu.com


Shtuar 22.09.2021 15:14