Mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve, ja çfarë masash do të ndryshojnë

Ashtu siç u paralajmërua gjatë paradites së sotme, Komiteti Teknik i Ekpertëve ka nisur mbledhjes për të folur rreth situatës aktuale të Covid-19 në vend, si edhe për masat e ardhshme.

Mira Rakacolli:

Situatë e qëndrueshme por kujdesi duhet të vijojë. Komiteti i Ekspertëve vendos të heqë kufizimin e numrit të personave deri në 50 në grumbullime në aktivitete të ndryshme dhe mbushjes së kapaciteteve deri në 30% të këtyre ambienteve

Qytetarët që hyjnë nga pikat kufitare duhet të dorëzojnë një nga dokumentet, pasaportë vaksinimi, test PCR brenda 72 orëve ose testin e shpejtë, provë të kalimit të infeksionit të vlefshme deri në 6 muaj.

Rezidentët që nuk kanë asnjë nga dokumentet e përmendura duhet të vetëizolohen.

Qytetarët e konfirmuar me Covid të respektojnë izolimin 5 ditë nga koha e konfirmimit.

Vijon të mbetet në fuqi në gjithë institucionet shëndetësore mos lejohet hyrja e familjarëvë për personat e shtruar.

Mbetet në fuqi urdhri për përdorimin e maskave në ambientet e mbyllura, qendra tregtare supermarkete, dyqane etj.

Në administratë duhet të kesh certifikatën e vaksinimit. Vaksinimi është i hapur. Doza booster ofrohet për të gjitha kategoritë, 5 muaj pas dozës së dytë. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për të na mbrojtur nga COVID-19.

Najada Çomo:

15-20 raste në 24 orë gjithsej të shtruar. Kemi uljet të numrit të të shtruarve në 2 javë. Më të prekur 45-65 vjeç që përbëjnë 60% të atyre që janë shtruar. Për herë të parë në spital mbizotëron numri i të shëruarve në krahasim me të shtruarit.

Është dyfishuar numri i pacientëve të dalë në spital në krahasim me atë që kanë hyrë. Viktimat kryesisht të pavaksinuar. Vazhdoni të vaksinoheni sepse është një armë mbrojtëse për mos shkuar në spitale.

Eugena Tomini:

Është reflektuar një ulje e të shtruarve në spitalet Covid, sa i përket rasteve javore, ka një mesatare 46.6 raste ditore. Një nga indikatorët është pozitiviteti i testimeve, që ka pësuar një rënie në 5.5%.

Mbulesa vaksinale me të dyja dozat në vendin tonë është 48.5%, i bëj thirrje të gjithë popullatës së pavaksinuar, dhe atyre që nuk kanë marrë dozat booster, të vaksinohen.