Nxorri gjak nga goja, i afërmi i pacientit denoncon mjekët e Shkodrës

Një qytetar nga Shkodra ka denoncuar mjekët e spitalit rajonal të Shkodrës për neglizhencë. Në një video të dërguar në redaksinë e JOQ, qytetari shihet me shenja në fytyrë dhe gjak, pasi siç tregon personi tjetër që ka pranë, është aksidentuar.

Ai shprehet se ka shkuar për të bërë skaner dhe grafi në spital, por doktori përgjegjës nuk ndodhej në punë ashtu siç duhet të jetë. Edhe pse pacienti ndodhej në gjendje të rëndë, mjeku është vonuar më shumë se një orë pas mbërritjes së të aksidentuarit. E sikur të mos mjaftonte kjo, pacienti tregon se as doktorët e tjerë nuk i jepnin asnjë përgjigje se kur vjen doktori përgjegjës.

Denoncimi i qytetarit:

Ishte e nevojshme me ba skaner edhe grafi por doktori e skanerit nuk ndodhej aty siq duhet te ishte. Edhe ka vonuar pothujse 1 ore e 20 minuta sepse nuk dihej se ku ishte edhe kjo ishte urgjence edhe pacjenti po nxirrte gjak nga goja prandaj e bera kte vidjo. Edhe asnje doktor nuk me jepte pergjigje se ku ndollej as se kur vjen kaq. Po spitali i shkodres esht./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 17:17