Një nuse akuzon ish- vjehrrën e saj se e detyronte të prostituonte. Kjo është historia e të resë Xheja Dunga, e cila ka shprehur shqetësimin e saj për dy probleme, të parin me nënën e saj dhe tjetrin me ish-burrin me të cilin ka qenë e martuar në vitin 2010, rreth moshës 16-17 vjeçare.
Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ajo ka treguar se në vitin 2012 lindi një vajzë, por martesa pati probleme, pasi nuk jetonin në shtëpinë e tyre, por tek të afërmit e burrit derisa u ndanë.
Nëna Elvira e ka mbështetur vajzën sepse e dinte që martesa e saj nuk funksiononte, kishte dhunë, ishte tradhtuar, Xheja kishte tentuar vetëvrasje derisa i mori një shtëpi me qira për të jetuar dhe i pagoi shpenzimet.
Në atë shtëpi të vogël, Elvira pretendon se vjehrra e Xhejes merrte shpesh në shtëpinë që paguante për të bijën, meshkuj me të cilët kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.
Më pas, ai largohet për në Itali dhe Xheja kthehet në shtëpinë e vjehrrës në vitin 2015, vit në të cilin filloi të ushtronte prostitucionin. Me paratë që merrte, ajo mbulonte shpenzimet e veta, të vjehrrës, fëmijës dhe gjithashtu i dërgonte para bashkëshortit, pasi ishte ky i fundit që e kishte detyruar të bëhej prostitutë.
Eni Çobani: Tani po i drejtohem zonjës Xheje, që është një temë shumë e nxehtë, shumë e rëndë sepse vajza të moshës së saj bien viktima, gënjehen, sigurisht përmes shumave të parave.
Elvira: Unë nuk kam ditur asnjë farë gjëje, zonja Eni.
Eni Çobani: Xheje, si u fute në këtë rrugë ti? Se kjo është një rrugë që besoj se njeriu nuk e zgjedh me dëshirë, e ke zgjedhur me dëshirë këtë rrugë?
Xheje Dunga: Jo me dëshirë nuk e zgjodha sepse ai më tha “merr, vazhdo, puno”.
Elvira: E rrihte, zonja Eni për të bërë atë punë, e rrihte.
Eni Çobani: Si, ai ishte në dijeni?
Xheje Dunga: E dinte dhe i jepja edhe lekë.
Eni Çobani: Si, ai merrte lekët e tua?
Xheje Dunga: Po, po, i kam dhënë edhe lekë për rrugën që ka ikur në Itali.
Eni Çobani: Babai i vajzës që ka bërë me ty?
Xheje Dunga: Po, po, edhe nënës së tij i kam paguar qiranë, e kam ushqyer se ai iku.
Eni Çobani: Pra, ti punoje, prostituoje trupin tënd, më fal që të drejtohem kështu, por duhet t’i themi gjërat. Elvira, kërkoj ndjesë përpara teje, ti je nëna e kësaj vajze, është shumë e rëndë. Pra, vajza jote prostituonte dhe mbante burrin që e tradhtonte dhe vjehrrën që bënte po këtë punë.
Elvira: Po, i thoshte “puno ti të mbash fëmijën” se ai nuk ishte për këtë punë, për të mbajtur fëmijën. /tvklan.al