Nuse e vjehrrë kapen për flokësh, e reja me gërvishtje në fytyrë

Një sherr mes vjehrrës dhe nuses së saj është regjistruar në Selanik.

Sipas medieve greke, gjithçka ka ndodhur në datën 2 shtator brenda shtëpisë ku jeton nusja 37-vjexare me bashkëshortin dhe katër fëmijët e tyre, në zonën e Nea Mesimvrisë.

Vjehrra 66-vjeçare kishte shkuar në shtëpinë e djalit për të ndihmuar 37-vjeçaren në punët e shtëpisë, pasi ajo kishte një problem shëndetësor.

Sherri ka nisur pasi 37-vjeçarja ka debatuar me vajzën e saj 13-vjeçare dhe e mitura ka telefonuar të atin për të protestuar.

45-vjeçari, i cili në atë moment ishte në punë, ka marrë në telefon bashkëshorten dhe i ka thënë të largohet nga shtëpia dhe se do ta “varros të gjallë”.

Pak minuta më vonë vjehrra filloi të debatonte me nusen dhe filloi një debat i ashpër ku dy gratë u përleshën fizikisht.

Sipas raportit mjeko-ligjor, 66-vjeçarja i ka shkaktuar gërvishtje nuses në fytyrë, ndërsa 37-vjeçarja dyshohet se e ka tërhequr nga flokët.

Më pas është njoftuar Policia dhe personat e përfshirë janë dërguar në komisariat.

Në dëshminë e saj në gjykatë, 37-vjeçarja theksoi se ky është një incident i izoluar dhe se nuk dëshiron të ndjekë penalisht bashkëshortin dhe vjehrrën. “Ne u grindëm me vjehrrën, ajo më goditi dhe unë e godita. Nuk mbaj mend se kush e filloi i pari”, tha ajo.

Më pas, vjehrra, e cila u lirua nga akuzat tha se e vlerëson nusen e saj dhe nuk e di se si filloi sherri.

/Albeu.com/


Shtuar 4.09.2023 14:49