Nuredin Dumani nuk kursen as të vëllanë: I implikuar në masakrën e Bradasheshit!

Bashkëpunëtori i drejtësisë, Nuredin Dumani nuk ka kursyer as vëllanë e tij. Përballë hetuesve ai ka deklaruar se në atentatin e trefishtë në Bradashesh, ku u ekzekutua Indrit Alibej dhe Arben Dylgjeri, vëllai dhe xhaxhai i Erjon Alibejt dhe një shtetas turk ka qenë i përfshirë edhe vëllai i tij Dashamir Dumani.

Dumani përpara hetuesve të Byrosë Kombëtare të Hetimet është shprehur se vëllai i tij ka informacione për këtë ngjarje dhe se vetëm ai mund të japë sqarime më të detajuara për atentatin që tronditi jo vetëm Elbasanin, por të gjithë vendin.

Të lidhura

None found

Në deklarimet e tij Dumani është shprehur se vëllai i tij ka marrë pjesë në këtë ngjarje.

Gjithashtu, gjatë ballafaqimit që ka patur me Fatos Gosën, një nga të arrestuarit e dosjes “Plumbi i Artë” si informator në ekzekutimin e Andi Zylyfit në Peqin, Dumani ka treguar përpara hetuesve, se ai ka patur rolin e informatorit edhe në vrasjen e trefishtë të Bradasheshit në Elbasan.

Por, Gosa e ka kundërshtuar atë, duke u shprehur se ai nuk ka informacion me këto ngjarje dhe se nuk ka asnjë njohje me Nuredin Dumanin.

Por, përpara hetuesve ai nuk e ka mohuar se njohjen me Talo Çelën. Ai është shprehur se ka një lokal në Peqin, ku aty mblidheshin gjatë fushatave për takime zgjedhore./Albeu.com/