Numëruesit në “gjumë” në të gjithë vendin, puna vazhdon vetëm në Kashar

Ndërkohë që numërimi i votës për partitë ka mbaruar në të gjithë vendin, dhe në KZAZ pritet dita  e nesërme për të zbardhur preferencat për kandidatët, ka vetëm një KZAZ që ende po mban dritat e ndezura.

Bëhet fjalë për ZAZ 29, në Kashar, ku ka ende vota që i përkasin qendrave të votimit pikërisht të Kasharit, Ndroqit, Pezës dhe Vaqarrit.

Behet fjalë për rreth 25 kuti që ende duhet të shqyrtohen nga numëruesit, ndërkohë që ritmet duken tejet të ulta.

Deri më tani, janë 5173 qendrat e votimit që janë numëruar, nga 5199 gjithsej. Deri më tani PS-ja ka siguruar 74 mandate, PD 59 dhe LSI 4.


Shtuar 28.04.2021 01:54