ZGJEDHJE 2021/ Lista e kandidatëve më të votuar në Fier, kush kryeson nga PS, PD dhe LSI?

 

Në Fier filloi ditën e djeshme numërimi i votave për kandidatët ku deri në mesnatë u numëruan 124 kuti nga 580 në total.

Sa i përket kandidatëve të tre partive kryesore, ka jo pak befasi me emra të rinj që kanë suprizuar dhe me figura të njohura që nuk po arrinë pritshmëritë.

Sa i perkët PS, kandidati që ka arritur të grumbullojë më shumë vota është, Lindita Buxheli e cila ka 1747 vota, më pas me një diferencë jo të madhe votash vijnë Erion Brace dhe Gramoc Ruci.

Listën e PD e kryeson Agron Kapllanaj i cili ka një numër të madh votash në krahasim me ndjekësin e tij, Edmend Cepelen respektivish me nga 3347 dhe 1636.  I treti vjen Saimir Korreshi I cili ka 1604 dhe po zhgënjën disi Enkelejd Alibeaj i cili ka vetëm 915 vota.

Për LSI, vendin e parë e mban Ardian Allushi me 577 vota dhe pas tij vjen kryetarja e forcës politike , Monika Kryemadhi me 240 vota. /albeu.com/

Votat preferenciale në Fier, numëruar  124 nga  580 QV në total

PS

Lindita Buxheli 1747
Erion Braçe 1411
Gramoz Ruçi 1387

 

PD- AN

Agron Kapllanaj 3347
Edmond Çepele 1636
Saimir Korreshi 1604
Enkelejd Alibeaj 915

 

LSI:

Ardian Alushi 577
Monika Kryemadhi 240


Shtuar 28.04.2021 01:47