Sipas të dhënave zyrtare nga KQZ, teksa është bërë numërimi i 4411 kutive të votimit nga një total prej 5199 të tilla, Partia Socialiste kryeson garën elektorale me 635232 vota ose ose 48.69 %.
Në vend të dytë renditet Partia Demokratike me një total votash në rang vendi prej 513 359 vota, ose 39.35 %.
Forca e tretë politike në vend renditet Lëvizja Socialiste për Integrim me një total votash prej 89710 ose 6.88 përqind.
Surprizë e këtyre zgjedhjeve është PSD e deputetit Tom Doshi, e cila ka siguruar 28684 vota ose 2.23%.
Duke i përllogaritur në bazë të qarqeve specifike votat e deri tanishme i japin mazhorancën Partisë Socialiste me 73 mandate, e ndjekur nga PD me 59, LSI me 5 dhe PSD me 3.
Teksa kanë ngelur dhe qindra kuti votime, gara mund të konsiderohet ende e hapur.