Numërohen 3147 nga 5199 kuti në vend, kështu ndahen mandatet për PS, PD dhe LSI (FOTO LAJM)

Sipas përditësitmit të fundit të KQZ-së në orën 18:21, janë numëruar në total 3147 nga 5199 kuti në vend.

PS vazhdon  të mbetet forcë e parë dhe në këto zgjedhje ka marrë 445412 vota ose 48.78%.

Ndërkohë, PD-AN ka marrë 359110 vota ose 39.32 % dhe LSI 63125 vota ose 6.91 %.

Nga të gjitha partitë e tjera, vetëm PSD e Tom Doshit ka mundur që të marrë mbi 1% të votave në rang vendi.

PSD momentalisht ka 19763 vota ose 2.16 % të totalit.

Nga kandidatët e pavarur më mirë shfaqet Boiken Abazi me 1206 ose 0.13 % të votave.

Të konvertuara në mandate, deri më tani, rezulton se PS merr 75 mandate, PD 58, LSI 5 dhe PSD 2.

Krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017 PS është rritur me një mandat, PD me 15, LSI ka rënë me 14. Dhe PSD është rritur me 1 mandat.


Shtuar 26.04.2021 18:55