Trajneri i Çelsit, Tomas Tuhel pret “vë në lojë Lukakun” duke i thënë se do të ishte më mirë që në vend të tij të kishin atdhur Halandi ose Levandovski.
Tuhel pret që transferimi rekord i klubit, Romelu Lukaku, të ketë një ndikim të madh në “Stamford Bridge”, por nuk pranon se kampionët e Europës janë tani favoritë për të shkurorëzuar Mançester Sitin në Premier Ligë. Sulmuesi belg i cili nuk arriti në kohë për të debutuar në javën e parë të Premier Ligës, sot kundër Kristal Palasit, u rikthye në “Stamford Bridge” për shifrën rekord të 97.5 milionë paundëve dhe firmosi një kontratë 5- vjeçare.
“Ne provuan të firmosim me Levandovskin dhe Halandin, por fatkeqësisht bordi nuk dëgjoi dhe morëm vetëm Lukakun”, tha me shaka gjermani në konferencën e djeshme për shtyp. “Jemi të lumtur që Romelu është rikthyer në klub. Sa i përket personalitetit, shpejtësisë, forcës, shpresojmë që ai mund të jetë një zgjedhje e shkëlqyer për ne. Ai ka fuqinë, fizikun për të na ndihmuar. Ka eksperiencën dhe personalitetin për të pasur një ndikim të madh.
Ai është në të njëjtën kohë një djalë i përulur dhe një futbollist i vërtetë skuadre dhe e ka Çelsin për zemër. Menduam se ia vlente të luftonim fortë për ta transferuar dhe jemi të lumtur që tani ai është lojtari i ynë. Favoritë për titull? Kur renditesh i katërti një sezon më parë, nuk mund të jesh favorit, por duhet të përpiqemi të ngushtojmë diferencat me rivalët”.
REAGON AGJENTI – Tani që transferimi i Romelu Lukakut nga Interi te Çelsi është bërë zyrtar, është koha që protagonistët të flasin. Dhe menaxheri i sulmuesit belg, Federiko Pastorelo, konfirmon se në drejtim të tij kanë ardhur fyerje dhe kërcënime nga tifozët për këtë transferim dhe se futbollisti belg hezitoi për t’u larguar nga “San Siro”.
“Marota dhe Inzagi bënë gjithçka për ta mbajtur, por ishte klubi ai që vendosi ta shiste. Për shkak të afeksionit të të gjithë tifozëve dhe lidhjes së veçantë me qytetin e Milanos, Lukaku e mendoi për një kohë të gjatë.
Sa i përket Interit, mund të garantoj se drejtori i përgjithshëm Marota, drejtori sportiv Auzilio, por edhe trajneri Simone Inzagi, i cili punoi personalisht, bënë gjithçka në fuqinë e tyre për të shmangur transferimin.
Por ka rrethana që shkojnë përtej sferës së vendimmarrjes së tyre dhe varen nga treguesit e pronarëve”, shkruan Pastorelo në sqarimin e tij të gjatë për arsyet e transferimit të klientit të tij në “Stamford Bridge”. Ndërkohë që vetë Lukaku, i cili premtoi përpara se të linte Milanon se do të jepte një shpjegim për tifozët zikaltër, nuk është shprehur ende në lidhje me këtë temë./albeu.com/