Nuk shpëton as Franca: Zjarr i madh në Saint Tropez, evakuohen banorët dhe turistët

Zjarri më i madh i verës në Francë ka rënë në Saint Tropez, raporton albeu.com.

Mijëra banorë dhe turistë janë evakuuar ndërsa nuk raportohet ende për viktima.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 750 zjarrfikës, tha një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve në rajonin Varese, një nga destinacionet turistike me më shumë vizitore në Francë gjatë muajit gusht.

Autoritetet rajonale konfirmuan evakuimin e disa komuniteteve në brendësi të Saint-Tropez dhe disa kampeve dhe bënë thirrje që trafiku të kufizohet rreth Gjirit të Saint-Tropez në mënyrë që të mos pengojë punën e zjarrfikësve.

“Kushtet janë të pafavorshme me erëra të forta dhe temperatura të larta. Zjarri ka përmasa të mëdha dhe po përhapet me një shpejtësi prej katër kilometrash në orë ”, sqaroi një përfaqësues i shërbimit zjarrfikës./albeu.com


Shtuar 17.08.2021 11:53