Bullgaria ka hequ veton për hapjen e negociatave mes Maqedonisë së Veriut dhe BE.
Lajmin e bëri të ditur komisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi.
Ndërkohë ky zhvillim ka një rëndësi të veçantë edhe për Shqipërinë, pasi edhe vendi ynë penalizohej nga vetoja bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.
Njoftimi nga Varhelyi:
“Falenderojmë liderin e opozitës Gerb @BoykoBorissov
për marrjen e një vendimi historik për Evropën dhe për pranimin e negociatave me Maqenonine e Veriut bazuar në propozimin francez që lejon vazhdimin me hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedonine e Veriut.
Ne presim që qeveria t’i bëjë propozimet e nevojshme Parlamentit sot në mënyrë që Evropa të mund të ecë përpara”.