Kreu i PD-së Sali Berisha, pas daljes nga Kuvendi, ka folur para gazetarëve në lidhje me veprimet e kryeministrit Edi Rama, për të cilin thotë se mori peng Lulzim Bashën duke i mbyllur në Prokurori çështjen e lobimit rus.
“Rama tregon se çfarë formimi ka. Rama ka akuzuar dhe dërguar në Prokurori Lulzim Bashën për larje parash dhe i ka mbyllur dosjen. Për atë kat Basha duhej të dënohej me 6 vite burg. Ramës i interesonte pengmarrja e Lulzim Bashës. raporti i CIA thotë se PD ka marrë 720 mijë dollarë nga rusët. Ju e dini se Donald Lu solli dosjen. Shtroni pyetjen, si ka mundësi që Yuri Kim bëri gjithcka për të mbajtur në krye të PD-së Lulzim Bashën? E bëri për Ramën apo McGonigalin? Si ka mundësi që erdhi më 9 dhejtor 2021, Escobar dhe tha mezi pres Lulzin në Uashington, dy ditë para Kuvendit tonë. Pavarësisht se Basha u akzua nga SHBA për lobim rus, u bë gjithcka që ai të mbetej në krye të PD për interesa të Ramës, dhe të largohej Berisha që nuk ndjek intereasat e Ramës dhe ato ruse”, tha Berisha.
A ka përfunduar hetimi për lobimin rus në PD?
Auditimi për lobimin rus ka përfunduar, do ta rishohim dhe do ta bëjmë publike.
Cili është skenari i protestës?
Madhështore, e jashtëzakonshme. Qytetarët e shohin se kanë të bëjnë me një kufomë të pakallur polike që duhet larguar patjetër.
Cfarë do bëni nëse nuk u jepet vula?
Nuk kam asnjë lloj arsye që unë të ndërhyj në vendimin e gjykatësve. Por nuk ka gjykatës që të pranojë palë përvec Blerina Mucit, e cila u bë palë me Ramën, Veliaj dhe Yuri Kim.