Nuk ndalet Rusia, godet infrastukturën energjitike në Ukrainë

Operatori i rrjetit të Ukrainës thotë se infrastruktura energjetike është goditur nga sulmet me raketa, duke shkaktuar ndërprerje emergjente të energjisë elektrike.

Në një deklaratë në Facebook, Ukrenergo shtetërore tha se alarmi ajror vazhdon dhe se Ukraina po përjeton sulmin e tetë me raketa masive nga një vend terrorist.

“Fatkeqësisht, tashmë ka goditje në objektet e infrastrukturës energjetike dhe ndërprerje emergjente të energjisë elektrike. Dispeçerët e Ukrenergo po punojnë për të ruajtur ekuilibrin në sistemin energjetik. Ju lutemi qëndroni në strehimore.”- thuhej në deklaratë.

Furnizuesi zyrtar i ujit në Odesa, Infoksvodokanal, tha se të gjitha stacionet e pompimit dhe linjat rezervë në Odesa janë të çaktivizuara. Nuk ka furnizim me ujë në rrethet e qytetit.

Më herët, nënkryetari i zyrës së presidentit, Kyrylo Tymoshenko, tha se dy objekte infrastrukturore në rajonin e Odesa ishin dëmtuar dhe se një person ishte shtruar në spital.

Kryetari i bashkisë së Kryvyi Rih, Oleksandr Vilkul, tha se “ndërprerjet në shkallë të gjerë janë të mundshme” dhe u kërkoi njerëzve të ngarkojnë bankat e tyre të energjisë dhe të rezervojnë ujë.


Shtuar 5.12.2022 16:55