Nuk ndalen aksidentet në Shqipëri, makina përplaset me furgonin në Sarandë

Nuk reshtin aksidentet gjatë ditës së sotme. I radhës ka ndodhur pak minuta më parë në Qafë Gjashtë të Sarandës.

Raportohet se në aksident janë përfshirë një fugon i linjës Sarandë-Metoq dhe një tjetër automjet i cili dyshohet se i ka prerë rrugën fugonit.

Në komisariat janë shoqëruar dy drejtuesit e mjeteve Shkëlqim Nikolla (fugoni) dhe Iris Skora që drejtonte automjetin tjetër.

Sakaq, raportohet se nga përplasja nuk ka të plagosur, por vetëm dëme materiale.


Shtuar 8.11.2023 20:10