“Nuk mund të bëjmë sikur nuk jetojmë në Shqipëri”, PD pas konferencës së kryetarëve: Kërkesat e protestuesve të shqyrtohen në Kuvend

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se shumica parlamentare ka rrëzuar kërkesat e opozitës për zhvillimin e debateve në Kuvend, të lidhura me protestën dhe shqetësimet e qytetarëve.

Sipas tij, Partia Demokratike nuk synon të flasë në emër të protestuesve, por të sjellë në Kuvend shqetësimet dhe problemet e tyre, të cilat, siç u shpreh, kërkojnë trajtim me seriozitet institucional.

Të lidhura

None found

“PD ka dëgjuar dhe vlerësuar shqetësimet e qytetarëve që prej 26 ditësh që protestojnë në bulevard. Është fakt i njohur që protestat kanë marrë vëmendjen e disa parlamenteve europiane; i vetmi parlament që nuk i ka kushtuar asnjë vëmendje shqetësimeve të qytetarëve në shesh është ai i vendit tonë.

Me përgjegjësinë e plotë, PD ka dorëzuar një kërkesë për interpelancë urgjente me Kryeministrin në raport me shqetësimet e qytetarëve, ka dorëzuar një mocion me debat për rolin që duhet të luajë Kuvendi në adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe ka dorëzuar një mocion me debat mbi rezolutën e fundit të PE-së që cakton “detyrat e shtëpisë” në kuadër të procesit të integrimit.

Ky duhet të ishte plani ynë i punës, por të tre kërkesat na u refuzuan në Konferencën e Kryetarëve, pa asnjë argument dhe me pretendimin e tyre se ne tentojmë të bëhemi zëdhënës të protestuesve. Në asnjë moment nuk kemi pretenduar të bëhemi zëdhënës të protestave, por nuk mund të sillemi sikur nuk jetojmë në Shqipëri dhe për këtë arsye kërkuam debat në Kuvend”, tha Bardhi.

Ai shtoi se diskutime të kësaj natyre zhvillohen në parlamentet europiane dhe në institucione të tjera ndërkombëtare, ndërsa vuri në dukje se Kuvendi i Shqipërisë po e anashkalon këtë situatë.

“Një debat i tillë është realizuar në PE, në Bundestagun gjerman dhe ne nuk mund të sillemi sikur protestat dhe qytetarët nuk ekzistojnë. Të treja kërkesat janë të drejta dhe na i njeh Rregullorja e Kuvendit”, tha ai.

Më herët, kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla tha se mazhoranca nuk e pranon Partinë Demokratike dhe Sali Berishën si përfaqësues të protestuesve. Sipas tij, opozita ka transformuar kërkesat e protestuesve, pasi sikurse thotë ai, ato kanë qenë të ndryshme nga ato që janë paraqitur në Kuvend.


Shtuar 25.06.2026 13:26

Tags: ,
matbetdeneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelerDeneme Bonusu Veren Sitelercasibommeritkingjojobetkralbetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetTimebetgrandpashabetgrandpashabetTimebetGrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetcasibomjojobetnakitbahisjojobetjojobet girişUltrabetmatbetbahiscasinoMadridbetMadridbetMadridbetMadridbetcasibomMarsbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomjojobetgrandpashabetcasibomgrandpashabet girişbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabet