“Nuk më zë gjumi natën”, arabi që mori me qera shtëpinë ku u vra Caroline rrëfen frikën

Një shtetas arab ka marrë me qera shtëpinë ku jetonte çifti i njohur grek, Babis dhe Caroline.

Pasi ka marrë vesh ngjarjen e rëndë që ka ndodhur aty, ai e ka të vështirë vazhdimin e jetesës në atë shtëpi.

E vërteta është se vështirë një familje greke do të shkonte për të marrë me qira këtë shtëpi. Sidoqoftë, vrasësi një muaj më parë dha urdhër që gjërat që ishin brenda në shtëpi të hiqeshin.

I riu arab mori me qira shtëpinë në fjalë, por ai nuk e dinte historinë tragjike të vrasjes së Caroline dhe varjen e qenit në katin përdhes të shtëpisë.

Por, çfarë po ndodh me arabin në Glyka Nera? Sipas mediave të huaja, qiramarrësi sapo u informua për ngjarjen tragjike të 11 majit 2021 dhe zbuloi se tani e ka të vështirë të fle natën dhe se sa më shumë që kërkon detaje për atë që ka ndodhur, aq më shumë mendon se ai duhet të largohet përfundimisht nga shtëpia.

Detajet e vrasjes që tronditi të gjithë Greqinë dhe jo vetëm, nuk ka të ndalur dhe zhvillime të reja dalin në dritë çdo ditë. Brenda një jave, materialet e kamerës do të dalin në dritë. Por, ka fakte të tjera të forta që mund të “fundosin” vrasësin e nënës fatkeqe 20-vjeçare./albeu.com


Shtuar 20.09.2021 20:32