Nuk ka qetësi për Kretën, goditet nga një tjetër tërmet

Një lëkundje tjetër e fortë është ndjerë orët e para të mëngjesit të sotëm në ishullin grek të Kretës.

Tërmeti u regjistrua në Heraklion dhe ishte me magniturdë 5.3 të shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte Arkalochori, ku dje u regjistrua tërmeti me magnitudë 5.8. Ai kishte një thellësi prej 13.9 km dhe një epiqendër prej 22 km në Heraklion, Kretë. Ndërkohë që janë shënuar më shumë se 40 tërmete të tjera, paslëkundje të tërmetit të një dite më parë.

Qytetarët e kaluan natën e djeshme nëpër çadra, nga frika e lëkundjeve pasuese. Nga goditja e parë e tërmetit të djeshëm, me magnitudë 5.8 të shkallës Rihter, mbeti i vdekur një person dhe u plagosën 30 të tjerë./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 08:33