“Nuk ka përjashtime nga partia”, përfundon mbledhja e kryesisë së PD, vendimet që u morën

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PD-së e cila ka zgjatur rreth 2 orë e gjysmë.

Në mbledhje, Enkelejd Alibeaj ka propozuar që ne strukturat qendrore të mos jenë individët non grata, duke iu referuar kështu Sali Berishës. Lidhur me këtë propozim kanë rënë dakord edhe anëtarët e tjerë, ndërsa Salianji ka kërkuar kthimin e tij në rezolutë.

Gjithashtu është ngritur Komisioni i Përhershëm Statutor, anëtarë të së cilës janë Enkelejd Alibeaj, Jorida Tabaku, Ervin Salianji, Kreshnik Çollaku, Taulant Zeneli, Jonila Godole.

Ndryshumet në statut ku është krijuar Aleanca Qytetare për Demokracinë si partnere e PD, do të miratohen nesër në Kuvendin Kombëtar.

Burime bëjnë me dije se ka përjashtime nga partia./albeu.com

 


Shtuar 17.12.2021 21:28