Nuk ka paqe në Afrikë pas play-off Katar 2022, Egjipti ka kërkuar skualifikimin e Senegal

Nuk ka paqe në Afrikë pas Play-off-it kualifikues të Katarit 2022.

Pas polemikës mes Algjerisë dhe Kamerunit në të cilën ishte përfshirë edhe Federata e Futbollit të Gambisë, tani është radha e Egjiptit të kontestojë ndeshjen e luajtur dhe të humbur ndaj Senegalit. Presidenti i federatë egjiptiane të futbollit, Gamal Allam, shpjegoi për “Kingfut” pas ngjarjeve në Dakar, ku Salah dhe shokët e tij u sulmuan vazhdimisht nga lazerat në tribuna.

Të lidhura

None found

“Ne nuk kërkuam të riluajmë ndeshjen me Senegalin. Ne kërkuam kualifikimin tonë të drejpërdrejtë në Botëror për shkak të atmosferës armiqësore në të cilën u lauj ndeshja.”

Ndeshja e luajtur më 29 mars u fitua me penallti nga “luanët” e Senegal./h.ll/albeu.com


Shtuar 28.04.2022 12:28