Nuk ka më vlerë goli në transfertë: UEFA ndryshon rregullin që vendos kualifikimet

Uefa dëshiron të shfuqizojë rregullin e golit që vlen dyfish në transfertë në kupat evropiane. Gazeta britanike The Times është e bindur për këtë, duke raportuar një ide të presidentit të organizmit që menaxhon futbollin në Evropë, sllovenit Aleksander Ceferin,

i cili duket i gatshëm të bëjë njoftimin gjatë asamblesë së të premtes, në prag të finales së Champions League mes Chelsea dhe Manchester City.

Të lidhura

None found

Nëse Ceferin do të ketë mbështetjen e shumicës së Federatave, atëherë ai mund të fillojë procedurën për të shfuqizuar rregullin, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1965 dhe tani konsiderohet “i vjetëruar” nga të gjithë drejtuesit më të lartë të futbollit europian.

Nëse arrihet konsensusi i Federatave, rregulli mund të zhduket që në sezonin e ardhshëm sportiv.


Shtuar 28.05.2021 16:49

Tags: ,