Nuk ka më shpresë, Lionel Messi e ka marrë vendimin për të ardhmen

Gazeta “L’Equipe” zbulon se Lionel Messi dhe PSG nuk do ta vazhdojnë bashkëpunimin. Kontrata e argjentinasit skadon në muajin qershor dhe sulmuesi por edhe klubi duket se kanë vendosur të ndajnë rrugët.

Numri 30 përfiton rreth 30 milionë euro në sezon me fanellën e parizienëve por pas dy sezoneve aventura e tij në Francë mund të konsiderohet e dështuar.

Gjatë ndeshjes së fundit kundër Lyon, tifozët vërshëllyen emrin e kampionit të botës, ndërsa vetë argjentinasi mund të shkojë në një prej tre destinacioneve të mundshme që janë Barcelona, Al-Hilal ose Inter Miami./Albeu.com/


Shtuar 4.04.2023 14:43

Tags: ,