Nuk ka më shikime 4K falas në YouTube, ja si duhet të veproni

Pas pesë reklamave të njëpasnjëshme para fillimit të videove, përdoruesit tani po ankohen se YouTube ka çaktivizuar shfaqjen e videove në 4K për përdoruesit që nuk janë të abonuar në shërbimin YouTube Premium.

Në Reddit dhe Twitter, disa përdorues vunë re se në pajisjet iOS, si dhe në platforma të tjera, YouTube kërkon që përdoruesi të abonohet në shërbimin Premium për të parë video në rezolucion 4K.

Jo të gjithë përdoruesit e shohin ende opsionin 4K të bllokuar në cilësimet e cilësisë së videos, kështu që nuk është e qartë në këtë pikë sa i përhapur është. Ne dyshojmë se ky është një test, pasi nuk ka asgjë për të testuar për momentin – YouTube thjesht kërkon që ne të paguajmë për të parë video në cilësi 4K – kështu që besojmë se ky vendim do të na arrijë së shpejti.

Standardi YouTube Premium kushton 8,49 dollarë në muaj (pothuajse 530 denarë), të cilin nëse e aktivizoni, përfitoni një periudhë prove falas prej një muaji. Kjo paketë përfshin riprodhimin në sfond dhe mundësinë për të shkarkuar regjistrime për shikim jashtë linje. Ekziston edhe një paketë familjare që kushton 12,99 dollarë në muaj (809,44 MKD) dhe në të cilën mund të shtoni deri në 5 anëtarë të familjes tuaj (mbi 13 vjeç). Ekziston edhe një paketë e tretë studentore për studentët e kualifikuar që duhet të konfirmojnë çdo vit. Kjo paketë kushton 4,99 dollarë në muaj, ose 311 denarë.

Për një vit të pakos standarde Premium duhet të paguani YouTube 6.348,48 denarë, për pakon familjare 9.713,28 denarë, ndërsa për student 3.731,28 denarë.

Shtuar 4.10.2022 16:44