Nuk ju ka dhënë rezultat dieta? Ja 5 këshilla që duhet të dini për të rënë në peshë

Shumica e njerëzve vuajnë  nga pesha e madhe e trupit, dhe mundohen të përdorin mënyrat  nga më të ndryshme për të rënë në peshë, por nuk ja arrijnë qëllimit.

Por ndoshta nuk keni gjetur sekretin që ju dobëson pa ju lodhur shumë.

Në këtë artikull ju sjellim disa mënyra që janë provuar shkencërisht dhe ju ndihmojnë të reduktoni peshën tuaj trupore në mënyrë të  shëndetshme.

Bëni trajnime për të rënë nga pesha

Trajnimi i peshës e bën metabolizmin shumë më të shpejtë dhe nuk lejon që trupi të kalojë në modalitetin e ulët të konsumimit të energjisë.

Për këtë sugjerohet të konsumoni ushqime që kanë proteina, pas stërvitjes, dhe kështu muskujt do bëhen më të fortë, dhe nuk keni yndyrë shtesë në trup.

Ndryshoni ushqimet me shumë kalori në një javë

Trupi ka aftësi të përshtatet edhe kur ju jeni në një dietë, dhe menyja juaj ka sasi më të vogël ushqimesh, duke ulur konsumin e energjisë. Edhe pse jeni në dietë është e këshillueshme që një herë në javë të konsumoni edhe pjatën tuaj të preferuar me mish.

Tregoi ndryshimin mes trupit real dhe atij imagjinar

Gjatë ditëve të para të dietës, niveli i lartë i lëngjeve që konsumohet ndikojnë pozitivisht në rënien e peshës.

Por për të humbur vetëm 1 kg, duhet të keni një deficit prej 3.500 kalori. Disa njerëz mendojnë se dieta e jep rezultatin dalëngadalë dhe si përfundim nuk shohin ndonjë ndryshim në peshën e trupit, prandaj ndiqeni siç duhet dietën, që mos mbeteni të zhgënjye.

Hani më shumë proteina dhe perime

Dietat e varfër e karbohidrateve besohet të jenë strategjia më e mirë për humbjen e peshës. Proteinat  dhe fibrat  rrisin metabolizmin e trupit tonë. Karbohidratet e bëjnë rritjen e nivelit të insulinës duke na bërë të uritura nëse jeni në dietë, më mirë këshillohet të hani  një copë mishi me nivel të ulët të yndyrës, sesa një frutë tepër të ëmbël.

Hani ushqim të shijshëm

Kur ju dënoni veten për mos ngrënë ushqime të mira të ëmbla, apo ushqime që nuk jua lejon dieta, patjetër që mendja dhe oreksi  do ju kërkojë të hani një copë çokollatë ose një akullore.

Kjo është arsyeja pse ekspertët e ushqimit të rekomandojë të hani pjesë  të vogla nga ushqimet e ndaluara në dietë. Por nuk po themi të kaloni nivelin dhe dieta t’ju dalë jashtë kontrollit sepse në këtë mënyrë nuk do arrini rezultat.

Shtuar 4.11.2022 22:22