Mazhoranca mungon në mbledhje, Gjekmarkaj: Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me ne

Ditën e sotme ishte parashikuar mbledhja e komisionit parlamentar të mediave, por dështoi pasi mazhoranca nuk mori pjesë.

Në një prononcim për mediat, kryetari i Komisionit parlamentar për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, deputeti i PD Agron Gjekmarkaj, tha se mazhoranca nuk është paraqitur sepse nuk do përballjen me opzoitën.

Më tej ai tha se Rama nuk do ta ketë të lehtë përballjen me opozitën.

“Opozita u paraqit në sallën e komisionit të edukimit dhe medias, në përputhje me kusht dhe ligjet e vendit. U paraqit për të respektuar parlamentarizmin dhe lirinë e fjalës. Gjendemi përpara një situate absurde. Maxhoranca nuk u paraqit, nuk u paraqit sepse nuk do përballjen me opozitën. Nuk duan të diskutojnë për çështjen e arsimit në Shqipëri, për shkollat që mbyllen, për 2 orë mësim në ditë në shkollat shqiptare. Kjo është një qeveri që ka dalë nga masakra zgjedhore e 25 prillit, i konvenon të shmangë çdo debat. Opozita nuk lutet, nuk është e vogël, përfaqëson shumicën e qytetarëve shqiptarë. Do jemi këtu për betejë të përditshme, betejë me regjimin. Nuk do ta ketë të lehtë Edi Rama përballjen me opozitën e Shqipërisë. Komisioni nuk u konstitua, por opozita u paraqit që të fillonte normalisht. Pjesëtarët e maxhorancës nuk erdhën sepse kanë urdhër. i bëj thirrje Nikollës të mos bëhet certifikuese e dëshirave të Edi Ramës. Të ndjekë shembullin e Pjetër Arbnorit, të Servet Pëllumbit”, deklaroi Gjekmarkaj./albeu.com

Shtuar 29.09.2021 10:50