“Nuk jam shkëputur”, Basha apel të rinjve: Të mbushim rrugët dhe sheshet për të larguar të keqen

Ish-kryetari i PD,Lulzim Basha pas takimitme të rinjtë në Tiranë, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Shkodrë këtë të shtunë.

Në fjalën e tij para të rinjve, Basha ju ka sqaruar atyre arsyet që e ccuan drejt dorëheqjes. Sipas tij

Lulzim Basha ka zhvilluar sot një takim me të rinjtë në Shkodër, ku foli mes të tjerash edhe në lidhje me dorëheqjen e tij si kryetar parti.

Ai tha se  emori një vendim të tillë për të shpëtuar familjen e madhe politike dhe për të ndalur ish-kryeministrin berisha por kjo nuk ndodhi.

“Nuk jam shkëputur. Brenda familjes sonë nisi një luftë, për interesa personale që dëmtonte interesat e demokratëve e shqiptarëve.

në një moment, ajo që kam bërë është të marr vendimin të tërhiqem me qëllim që lufta të mos vijonte e ti jepja shans një paqëtimi në radhët tona, ndryshe i vetmi që përfitonte ishte kundërshtari ynë.

Një vend pa opozitë kurrë mos e jetofshit, brezi juaj nuk e di, është diktaturë.

Brenda një viti ajo që shpresova nuk ndodhi dhe gjërat shkuan më keq. Prisja tërheqje nga pala tjetër e kjo nuk ndodhi. nuk jam pishman për vendimin e marrë sepse një nga detyrimet kryesore, sprova e lidershipit është që në momentet të tilla të vështira të zgjedhin interesin tënd apo atë të njerëzve.

Vendimin e mora për të kërkuar reflektim nga ata që e sollën punën deri këtu, kjo nuk ndodhi gjërat janë më keq, 14 maji është provë për këtë”, tha ai.

Gjithashtu Basha shtoi se e vetmja mënyrë për të shpëtuar vendin, është që rinia të dalë në protesta për t’i thënë së keqes.

“Me heshtjen tuaj ka kumbuar një mesazh që ju e keni refuzuar këtë lloj politike. Pa u zemëruar ju dhe pa folur ju me zë të lartë, pa dalë me pankarta për t’i thënë jo të keqes dhe për t’u përballur me të, për të mbushur rrugët dhe sheshet, Shqipëria do të vazhdojë të lëngojë”, tha ai.


Shtuar 27.05.2023 19:04