Një 45-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë brenda shtëpisë së tij në Nea Joni, Volos, Greqi.
Lajmin e kanë bërë të ditur mediat greke, sipas të cilave, ai u gjet i vdekur pasditen e së mërkurës nga të afërmit e tij.
45-vjeçari shqiptar nuk i është përgjigjur telefonatave të miqve të cilët kanë qenë të shqetësuar dhe pasi kanë mbërritur në shtëpinë e tij, e kanë gjetur të vdekur.
Trupi i viktimës është dërguar për autopsi në mjekësinë ligjore, për të zbuluar shkaqet e vdekjes së tij./albeu.com