Nuk iu bindën urdhrit të ndalimit dhe goditën policin, si e pësojnë dy të rinjtë në Tiranë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 7 shtetas për vepra të ndryshme penale. Mes tyre është arrestuar dhe një 26-vjeçar si dhe është proceduar penalisht një 30-vjeçar, pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz” nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.

Njoftimi i plotë i policisë:

Tiranë

Vihen në pranga 7 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme bënë ndalimin e shtetases L. Q, 23 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 (një) muaj burg, për veprën penale “Prostitucioni”.

Specialistët në Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, bënë arrestimin e shtetasit A. D., 41 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi  lëndë e dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.2 bënë arrestimin e shtetasit A.P., 27 vjeç, pasi  duke thyer masën ë sigurisë “Arrest në shtëpi” u kap jashtë banese.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 bënë arrestimin e shtetasit B. L., 25 vjeç dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin E. H., 30 vjeç pasi duke lëvizur me mjetin tip “Benz” nuk i janë bindur punonjësit të Policisë së Qarkullimit Rrugor dhe gjatë shoqërimit kanë goditur punonjësit e policisë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 4 bënë arrestimin e shtetasit S. V., 20 vjeç pasi nga kontrolli fizik i ushtruar  iu gjet e sekuestrua në cilësinë e proves materiale një armë e ftohtë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin e shtetasit A. R., 25 vjeç pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur dhe  pa lejen përkatëse.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor, bënë arrestimin e shtetasi R. R., 30 vjeç, pasi u konstatua në gjendje të dehur duke drejtuar mjetin e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme proçeduriale.


Shtuar 10.11.2021 14:53