“Nuk ia mohoj meritat”, Sali Berisha zbulon përplasjen me Bashën: I kërkova dorëheqjen!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar përplasjet mes tij dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Në vitin 2017 Berisha zbulon se i ka kërkuar dorëheqjen Lulzim Bashës pas humbjes, ndërsa shtoi se në zgjedhjet e 25 Prillit nuk reagoi pasi e dinte që nuk do të ndodhte.

Fjala e Sali Berishës: Kur humbi në vitin 2017 i kërkova të jepte dorëheqjen por nuk e bëri. U fut në votim dhe e votuan. Në vitin 2021 nuk i thashë sepse nuk e jepte.

Isha i sigurtë që nuk do ta jepte. A kishte mbështetje Lulzim Basha që ta bënte këtë? Absolutisht kishte bazë dhe qëndrimi im ishte mbështetës për të.

Pse e bëja unë këtë? Sepse nëse ne arrinim të vinim sanksione ndaj Edi Ramës për patronazhistët, për krimin, ne u thonim shqiptarëve që shikoni se ia dolëm. Por sanksione sin ë vitin 2001, jo si këto tani.

Sali Berisha: Lulzim Basha punoi që të shpallesha “non-grata” në Amerikë!

Lulzim Bashën jam munduar ta mbështes pa asnjë interes. Unë isha kryetar i dorëhequr. Rikthimi im është shfaqur në datën 20 maj. Praktika e jetës time është që unë s’kam thirrur kurrë në zyrë t’i them ke thënë këtë gjë. Po më tha njëherë thotë ambasadorja se ne i kemi ccuar fjalë Berishës, e ka ditur këtë. Asnjëherë. Ma tha njëherë, s’më erdhi mirë.

Ma tha dhe njëherë tjetër. I thashë meqënese ma the po ta them dhe unë më kanë ardhur dy informacione që një nga këta njerëz që po punojnë është Lulzim Basha. A t’i besoj unë që Lulzim Basha punon kundër meje ? Se besoj dot. A të ka bërë presion Ambasada, atëherë mblidh këshillin kombëtar. S’mund të sillesh në këtë mënyrë me një parti.

Kjo është kriza më serioze në PD dhe ndjej shumë keqardhje. Mund t’iu them se shumica e anëtarësisë nuk e besonte si lider Lulzim Bashën . Nuk janë vetëm pollet por dhe vetë ndjesia. Por unë jam përpjekur.Kam bërë luftë me mediat që e zhvlefsonin në shkallë ekstreme. Jam përpjekur t’i vë në pah meritat që nuk i hiqen dot. /albeu.com/


Shtuar 13.09.2021 21:28