Një nënë ka treguar se si u hakmor ndaj një pasagjereje avioni, e cila refuzoi të ndërronte sediljet që të mund të ulej pranë fëmijëve të saj.
Përmes një videoje në TikTok, ajo zbuloi se për t’i dhënë asaj një mësim, e la me fëmijët e saj.
@cindyarenacomedy #momsoftiktok #kids #airplane #comedy #reaction #boomer #babyboomer #ComicalConversations #Questions #FunnyTalks #comedyvideos ♬ original sound – cindy arena
Nëna kishte “rezervuar” biletat për të dhe dy fëmijët e saj, por nuk kishte rezervuar vende para se të hipnin.
Më pas ajo pyet pasagjeren nëse mund të ndërronin vendet për të qenë pranë fëmijëve të saj 4 dhe 6 vjeç.
Por gruaja nuk pranoi të ngrihej nga vendi i saj.
Nëna më pas vendosi të ulet në vendin e saj duke lënë fëmijët me të.
Por pasagjerja e kuptoi shpejt se nuk ishte aq vendim i zgjuar të qëndronte në vendin e saj, me dy fëmijë hiperaktivë në krah.
Pak më vonë, ajo i kërkoi nënës së tyre që më në fund të ndërronte vendet, por ajo u përgjigj: ” Jo, jo, ne duhet të qëndrojmë në vendet që na janë caktuar. Paçi një fluturim të këmndshëm.
Postimi i saj u bë viral duke mbledhur mbi miliona shikime në TikTok.