Nuk i pëlqeu muzika, shqiptari qëllon me shishe menaxherin e barit në Itali

Policia italiane ka arrestuar një shqiptar sepse qëlloi më shishe menaxherin e një lokali pasi ky i fundit nuk ndryshoi muzikën që po luhej.

Shqiptari hodhi poshtë disa orendi në lokal dhe më pas u largua, duke u arrestuar disa minuta më vonë nga policia.

Në momentin e arrestimit, i riu shqiptar bëri rezistencë dhe tashmë do gjykohet edhe për kundërshtim të forcave të rendit.

Në lokal i riu shqiptar po qëndronte bashkë me shokun e tij italian. Menaxheri nuk pranoi ta ndryshonte muzikën pasi ia kërkoi i riu shqiptar, dhe kjo ka qenë arsyeja e përplasjes së tyre, duke nxitur të riun që ta qëllojë me shishe.


Shtuar 15.06.2021 22:50