Gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila bëri bujë të madhe pas publikimit të videove provokuese është marrë dje në pyetje për tre orë me radhë nga ana e Inspektorëve të Lartë të Drejtësisë.
Kapedani ka deklaruar para ILD-së se nuk i ka publikuar ajo videot, se s’e di se kush mund t’ia ketë marrë nga celulari, por duke kaluar në heshtje pyetjet e inspektorëve që lidheshin me kodin e etikës dhe parashikimet e tij që ambientet e gjykatës nuk duhet të filmohen.
Të lidhura
None found
Enkeleda Kapedani nuk ka dhënë përgjigje të qartë për shkeljet që akuzohet se ka bërë, duke bërë paradë në koridoret dhe zyrat e Gjykatës së Elbasanit, videot duke i dhënë makinës, apo dhe duke bërë shenjë me gisht sikur qëllon me armë, apo gishtin e mesit.
Gjyqtarja i qëndroi deklaratës fillestare se nuk është autorja e publikimit të këtyre videove, por pa mohuar se i ka filmuar vetë, apo se ka qenë në dijeni se po filmohej. Ndërkohë, këtë të mërkurë Këshilli i Lartë Gjyqësor nisi procesin për shkakrimin e saj dhe relator për çështjen e saj është zgjedhur gjyqtari Maksim Qoku.
