Një zhytëse arriti të gjente një unazë martese me vlerë një mijë dollarë në trupin e një peshku, të cilën pronari i unazës e kishte humbur atë pesë muaj më parë në Australi.
Susie Quintal dhe burri i saj, Nathan Reeves, e humbën unazën në ishullin Norfolk në fund dhjetorit të vitit të kaluar, ndërkohë që kishin shkuar të vizitonin familjen për Krishtlindje.
Të lidhura
None found
Çifti vuri re që unaza mungonte kur u kthyen në shtëpinë e tyre në Gold Coast dhe sigurisht dëshpërimi ishte i madh sepse përveç vlerës monetare, unaza ishte simboli i martesës së tyre.
Por 5 muaj më vonë zhytësja Susan Prior teksa kryente ritualin e saj të zakonshëm; zhytjen në ujërat e ishullit Norfolk vuri re që një nga peshqit kishte rreth trupit një unazë.
E shqetësuar më shumë për metalin që kishte mbërthyer trupin e një peshku të vogël ajo mendoi se i vetmi shpëtim ishte të kapej në rrjetë dhe ti hiqej butësisht unaza rreth trupit sepse sipas saj me rritjen e trupit unaza do bëhej gjithnjë e me e ngushte aq sa mund ti rrezikonte mbijetesën peshkut të gjorë.
Zhytësja Susan kishte dëgjuar për çiftin që kishte humbur unazën në ujërat e ishullit dhe vendosi t’i kontaktonte ata në Facebook për t’ju dhënë lajmin e mirë se unaza e tyre ishte gjetur në trupin e një peshku. Sigurisht çiftit iu duk e pabesueshme, por njëkohësisht u lumturuan pa fund që unaza e tyre e martesës u gjet.
