Nuk e doja më jetën, Bujar Qamili flet për betejën me Covid-19

Covid-19 nuk i shpëtoi as Bujar Qamili  i cili u infektuar pak muaj më parë.

Këngëtari ka qenë në gjendje të rëndë shëndetësore, por fatmirësisht tashmë e ka fituar këtë betejë. Në një intervistë për “Sport Show”, artisti rrëfeu momentet e vështira në të cilat kaloi gjatë kohës kur ishte me COVID-19. Ai shprehu se gjendja e tij shëndetësore kishte qenë aq e rëndë, saqë dëshironte të mos jetonte më.

“Me të vërtetë kam kaluar një problem shumë të madh, njerëzit ngaqë nuk e kanë provuar unë i shoh nëpër televizione, lokale, por të kenë kujdes të vendosin maskë, për Zotin nuk ka gjë më të rëndë që mund të kalojë njeriu në jetë”, u shpreh ai. Ndërkohë që kujton atë periudhë dhe apelon për kujdes, këngëtari thotë se i duket se ka lindur për herë të dytë. “Më mirë t’i them vdekjes më merr sa të kaloja gjithë atë. Ka qenë shumë shumë gjendje e rëndë, por kam lindur për të dytën herë”, ka thënë Qamili.

Shtuar 17.03.2021 11:03