Nuk doli me të, Riniani flet për raportin me Anën pas largimit nga “Përputhen”

Pak kohë më parë, Ana Kauri u shpreh se ndihej e trazuar dhe kërkoi largimin nga “Përputhen”. Ajo kishte një propozim për Rinianin, që marrëdhënien e tyre të vazhdonin jashtë, por ai nuk pranoi.

“Më vjen keq po nuk të besoj. Je shumë e influencuar nga publiku se i ke përmendur tre herë deri tani. Dhe ti pretendon që unë të dal dhe të përjetojmë këtë historinë tonë mbase dhe pastaj të më thuash ik. E kam humbur besimin te ty”, i tha Riniani.

Si është sot marrëdhënia e tyre? Teksa ka realizuar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instastory, Riniani ka treguar se i ka ndërprerë kontaktet me Anën që atë ditë në program dhe gjërat nuk kanë ndryshuar.

“Me Anën mbetëm si e patë dhe juve. Unë i uroj shumë fat dhe suksese në objektivat e veta”, ka shkruar ai.

Shtuar 11.03.2021 12:03