Foto ilustruese
Ditën e sotme shtetasja me iniciale SH.Sh, 38 vjeç ka shkuar në polici pasi burri i saj i kishte rrëmbyer fëmijën e mitur.
Mësohet se fillimisht babai i fëmijës me iniciale G.Sh, 43 vjeç i ak kërkuar bashkëshortes së tij që të shohte vajzën.
“Më nxirr të shoh pak vajzën”, ka qenë kjo fjalia që ka thënë 43 vjeçari dhe pasi e ka takuar është larguar bashkë me fëmijën e mitur, pa thënë se ku do të shkonte, madje duke i thënë se “nuk do ta shohësh më kurrë”.
38-vjeçarja Sh.Sh ka qenë tek prindërit e saj në fshati Vjosë, ndërsa ka pasur me vete edhe fëmijën e mitur. Ndërkohë bashkëshorti i saj, me të cilin mësohet se kanë probleme, ka shkuar pranë banesës dhe ka marrë fëmijën, pa deklaruar se ku do të shkonin.
Një fakt i tillë ka sjellë dyshime tek 38 vjeçarja, e cila e ndodhur në Fier i është drejtuar policisë së këtij qyteti duke bërë edhe denoncimin për bashkëshortin e saj, banor në Fushë Krujë.
Policia ka nisur hetimet për gjetjen e 43 vjeçarit, bashkë me vajzën e mitur./albeu.com