Partnerja e Ergys Dashit ka treguar për herë të parë imazhin e djalit të tyre në rrjetet sociale.
Ajo ka treguar se djalit i ka vendosur emrin e të atit, Ergys, i cili u ekzekutua me 20 plumba në Ekudor më 23 Janar të 2022.
Pak kohë më parë ish-konkurrentja e “Love Island Albania” Xhoana Kurti ka deklaruar se është bërë nënë një muaj pasi i fejuari i saj kishte humbur jetën.
“Kur ex-i vdiq unë isha 9 muajshe shtatzënë. Jam mami i një djali. Ai tani është një vjeç e gjysmë. Isha vetëm 21 vjeç. Do doja ta shikoja fëmijën tim me të atin, bebi do të rritet me mua”, tha ajo gjatë spektaklit.
Emri i Ergys Dashit ka dalë në pah edhe gjatë zbërthimit të aplikacionit në Sky ECC, ku u vërtetuan lidhjet e viktimës me trafikun e kokainës.
Ai u ekzekutua me 20 plumba mbrëmjen e 23 Janarit brenda një restoranti në veri të Guayaquil në Ekuador. Viktima ishte ulur në një restorant, ku dy persona njëri prej tyre me një buqetë me lule në dorë u futën brenda lokalit dhe qëlluan për vdekje.
Gjithashtu në këtë atentat mbeti e plagosur dhe Angie Romero, 26 vjeçe, e cila ndodhej e ulur fare pranë tavolinës që qëndronte viktima.
Dashi në vitin 2014 është arrestuar nga policia për kultivim droge, si pjesë e një operacioni që çoi prapa hekurave 32 persona.