Norvegjia dhe Danimarka do t’i siguojnë Ukrainës 8000 predha artilerie

Norvegjia dhe Danimarka kanë rënë dakord së bashku për t’i siguruar Ukrainës 8,000 predha artilerie 155 mm, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Norvegjisë.

Ministri norvegjez i mbrojtjes Bjorn Arild Gram tha se Kievi ka një “nevojë të konsiderueshme” për municion artilerie dhe vendi i tij “do të kontribuojë ku të mundemi”.

Norvegjia ka rënë dakord të dhurojë predha nga stoku i saj ushtarak, ndërsa Danimarka do të sigurojë siguresa, shtytës dhe fishekë primer, tha ministria.

Ministri në detyrë i mbrojtjes i Danimarkës Troels Lund Poulsen tha se bashkëpunimi i saj me Norvegjinë për këtë iniciativë ishte “një shembull i rëndësishëm” i kontributeve të vazhdueshme ushtarake në Ukrainë nga vendet e BE-së dhe NATO-s.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka mirëpritur këtë veprim./albeu.com


Shtuar 3.04.2023 22:27