Nora Gjakova prek finalen, tashmë lufton për medalje të artë

Nora Gjakova është kualifikuar në finale të Grand Slamit që po mbahet në Tbilisi të Gjeorgjisë.

Tashmë Gjakova i ka siguruar medalje Kosovës, derisa do të luftojë për të artën.

Nora fitoi me ippon edhe në gjysmëfinale, duke e mposhtur sllovenen, Kaja Kajzer.

Më parë, i kishte mundur serben, Marica Perisic dhe xhudisten nga Austria, Sabrina Filzmoser.

Nora do të përballet në finale me xhudisten nga Gjeorgjia, vendi ku po mbahet ky Grand Slam – Eteri Liparteliani.

Shtuar 26.03.2021 12:03