Deputeti i PD-së, Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në Kuvend është ndalur të buxheti 2023 dhe miratimi me procedurë të përshpejtuar i projekt për Portin e Durrësit. Për këtë të fundit, Noka tha se u fut dje në rend dite për të eklipsuar buxhetin.
“Ka një gjë që i dogji më shumë shqiptarëve. Urgjenca me të cilën sulltani i Surrelit i imponoi futjen e projektit të Portit të Durrësit Kuvendit. Çfarë urgjencë kishte ky projekt që të futej ditën e buxhetit? Sepse vëmendja do fokusohej te buxheti. Pas kësaj afere fshihet kryeministri dhe banda e tij se nuk shpjegohet ndryshe. Pse duhet të ketë përjashtim nga taksat? Askush nuk tha asnjë fjalë. pse nuk u bë me garë të hapur? Do t’i ngelet turp dhe njollë në histori këtij Kuvendi që e fut dhe e voton vjedhjen e një prej pronave më të mira të këtij vendi.
Duke u ndalur të buxheti, Noka tha se pas termit dyfishim buxheti duhet të vijë termi tjetër; dyfishim rrogash, pensionesh dhe shërbimesh për të përmirësuar cilësinë e jetës së shqiptarëve.
Më tej ai tha se shqiptarët kanë dy zgjedhje, ose të ankohen nëpër kafen për qeverinë, ose të vijnë në shesh për ta rrëzuar.