Mbrëmja e djeshme nuk ka qenë dhe aq e këndshme për reperin e njohur Noizy. Në rrjet po qarkullojnë video, ku shfaqet duke u zënë me disa persona në skenë, gjatë koncertit në Zvicër.
Siç mund ta shihni dhe nga pamjet, në fillim, disa persona kanë goditur një nga bodygardërdet e tij dhe më pas është përfshirë dhe vetë ai.
Pas sherrit, ka reaguar Noziy i cili shprehet se personat me të cilët u konfliktua ishin nën efektin e alkoolit. Më pas ai thekson se çdo gjë është në rregull.
“Për të gjithë ju që jeni INTERESUAR, s’ka ndodhur asgjë. Ishin vetëm disa pijanecë që nuk kontrollojnë dot pijen. Jemi të gjithë mirë, çdo gjë është në rregull”, tha Noziy./albeu.com