Njoftimi i rëndësishëm: Shqiptarët mund të shkojnë në Hungari me certifikatë vaksinimi

Ka hyrë në fuqi marrëveshja Shqipëri-Hungari për njohjen e ndërsjelltë të certifikatave të vaksinimit ndaj COVID-19.

Shqiptarët mund të vizitojnë Hungarinë me një certifikatë vaksinimit dhe hungarezët po njësoj Shqipërinë, me të gjitha vaksinat, qofshin ato perëndimore apo ruse e kineze.

Dy ditë më parë Rama ishte për vizitë zyrtare në Hungari ku finalizoi marrëveshjen e cila në një farë mënyre hap kufijtë mes Shqipërisë dhe Hungarisë edhe pse me këtë kusht.

NJOFTIMI NGA AMBASADA SHQIPTARE NE HUNGARI

Njoftim! Që nga 10 qershori 2021, marrëveshja midis Shqipërisë dhe Hungarisë për njohjen reciproke të certifikatave të imunizimit hyn në fuqi. Sipas kësaj marrëveshjeje, shtetasit shqiptarë dhe hungarezë, të cilët mbajnë një vaksinim kundër certifikatës Covid-19, mund të hyjnë në territoret e Shqipërisë dhe Hungarisë pa iu nënshtruar kufizimeve pandemike.


Shtuar 10.06.2021 10:45