Njoftimi i Barcelonës: Fatura e pagave do të duhet të ulet me 160 milionë

Në më pak se 48 orë Barcelona do ta dijë fatin e saj, me Asamblenë e Jashtëzakonshme të mbledhur për të miratuar instrumentet financiare që do t’i lelojnë klubit të dalë nga situata e komplikuar në të cilën ndodhet.

Nënkryetari ekonomik i klubit, Eduard Romeu, duke folur për “Esport3”, megjithatë tha se ishte i sigurt për një rezultat të mirë.

“Nëse miratoni atë që u kërkua, me më shumë se 500 milionë, ne do të mund të përfundojmë atë që ishte planifikuar dhe do të mund të bëjmë blerje normalisht.

Për momentin rrogat tona kapin shifrat e 560 milionë euro në sezon dhe do duhet ta ulim në 400 milionë. Me këto shifra ne mund të konkurrojmë në kushte normale, edhe nëse mendoj se është e vështirë të arrijmë këto kushte ekonomike tashmë këtë verë.”/ h.ll/albeu.com


Shtuar 15.06.2022 12:40