Njihuni me të, Tayna i uron ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm të jetës së saj

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tayna njihet për hitet dhe bashkëpunimet e saj me këngëtarë të dashur të estradës shqiptare dhe jo vetëm.

Por për këngëtaren nuk kemi informacione mbi jetën e saj private, kjo sepse 25-vjeçarja mundohet ta mbajë sa më larg syrit të mediave.

Por këngëtarja kësaj here ka ndarë me publikun e saj momente me familjen, ndërsa ky i fundit ishte një rast që duhej ndarë patjetër.

Mashkulli më i rëndësishëm në jetën e saj, babai, feston ditëlindjen ndaj e bija e ka uruar publikisht.

Si goca e vetme, sigurisht që Tayna e ka “llastuar” të atin me një festë ditëlindjeje dhe ka shkrepur një foto të tijën me tortë.

“Gëzuar ditëlindjen mashkullit më të rëndësishëm në botë për mua, babit”- janë fjalët e saj krahas postimit në InstaStory.


Shtuar 29.07.2022 14:10