Ditën e sotme, Shqipëria do të ndikohet nga masa ajrore të nxehta dhe relativisht të qëndrueshme. Në pjesën më të madhe të territorit pritet mot i kthjellët, ndërsa nga mesdita deri pasdite do të shfaqen vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht mbi relievet malore në jug të vendit.
Në juglindje, vranësirat mund të dendësohen për periudha të shkurtra, por do të jenë kalimtare. Pasditja do të sjellë rikthimin e motit të kthjellët në të gjithë territorin.
Të lidhura
None found
Reshje lokale shiu me intensitet të ulët mund të regjistrohen gjatë mesditës dhe pasdites në zonat jugore. Në relievet malore nuk përjashtohen shtrëngata të izoluara dhe afatshkurtra.
Era do të fryjë nga veriperëndimi dhe verilindja, me shpejtësi mesatare 7 m/s. Herë pas here, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore, ajo pritet të forcohet deri në 14 m/s. Në det parashikohet valëzim i forcës 1-3 ballë.
