Njihej me nofkën “Buzderi”, kush është babai i 22-vjeҫarit Gëzim Sinomati që u ekzekutua në Vlorë

Ngjarja e mbrëmshme ku mbeti i vrarë 22-vjeҫari Gëzim Sinomati, tronditi Vlorën. I riu u ekzekutua në ballkonin e shtëpisë së tij me snajper.

Por, kush është Sokol Sinomati, babai i të riut që u ekzekutuame armë zjarri.

Në vitet 2000, në moshën 27-vjeçare tronditi qytetin e Vlorës, duke qëlluar me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos.

I vetëshpallur si anëtar i bandës së Gazment Brrakës, ai zbriti nga makina e tij tip “Benz”, dhe qëlloi në mes të ditës me breshëri automatiku ndaj Sokol Nuhos, në atë kohë 29-vjeç.

Ky i fundit ishte i armatosur, dhe prandaj i është kundërpërgjigjur për vetëmbrojtje duke qëlluar me pistoletë teksa qëndronte i ulur brenda në lokal.

Mirëpo, shënjestra e tij, shpëtoi pasi asnjë plumb nuk e preku. I vrarë aksidentalisht mbeti  Luigj Xhafa, 42-vjeç, i cili po lëvizte me biçikletën e tijn pak metra më tutje.

Ai gjeti vdekjen mënjëherë, duke u goditur nga një plumb në anën e djathtë të krahërorit.

Në atë kohë dëshmitarët okularë, treguan se të plagosur mbetën edhe dy kalimtarë të tjerë, një burrë dhe një grua.

Mjekët e spitalit të Vlorës, deklaruan se askush nuk është paraqiturpër të kërkuar ndihmë.

“Buzderi” ishte larguar në drejtim të Radhimës, ku dhe u strehua në një nga vilat e plazhit.

Ai u rrethua nga forca të shumta policie dhe për plot 3 orë nuk pranoi të dorëzohej, madje kërcënonte se do të hapte zjarr, gjë që nuk e bëri.

Më pas u dorëzua.

Burime për mediat, bënë me dije se ai pranoi se qëlloi në drejtim të Nuhos, për shkak të një sherri të vjetër.

Tanimë, 23 vite më vonë, djali i tij është ekzekutuar pabesisht, teksa rrinte në ballkonin e banesës së tij, në katin e tretë të një pallati në lagjen “Hajro Çakërri”.


Shtuar 8.01.2024 09:41