Vaughn Smith nga Washingtoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës është pastrues qilimash, por ka një talent të jashtëzakonshëm.
Ai i zotëron tetë gjuhë në nivel shumë të lartë të njohjes, derisa bisedë mund të zhvillojë në plotë 24 gjuhë.
Ai mund të lexojë dhe shkruajë në tetë lloje të alfabeteve.
Mund të tregojë tregime në italisht, finlandisht dhe gjithashtu zotëron gjuhën e shenjave.
Tani thotë se po mëson gjuhët indigjene, duke përfshirë edhe “nahuatl” dhe “salish”.
Kualiteti i theksit të tij në holandisht dhe në gjuhën katalane i lë njerëzit pa fjalë.
Vauhn njihet si hipër-poliglot, pra një person që mund të flas 11 gjuhë e më shumë.
Në videon më poshtë të përgatitur nga Washington Post, mund të dëgjoni Vaughn duke folur disa prej gjuhëve që ai i njeh./ Albania Post