Njerëzit akoma në çadra, Rama përdor “kartën” e tërmetit dhe pandemisë për të bërë fushatë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjetin social Facebook ku i përgjigjet të gjithë atyre që nuk patën besim se qeveria do mund t’i siguronte vaksinat anti-Covid.
 
Ndër të tjera ai ka ripërmendur edhe njëherë tërmetin shkatërrues që tronditi vendin tone në 26 nëntor të vitit 2019.
 
Edhe pse qindra familje janë akoma në çadra, Rama shkruan se plagët tashmë janë shëruar.
 
Duket se Kryeministri e ka vendosur që dy do jenë pikat e tij të forta të kësaj fushate zgjedhore: Rindërtimi dhe lufta me pandeminë.
 
“Ashtu siç askush nuk e besonte se ne do t’i shëronim plagët e tmerrshme të tërmetit pa humbur kohë dhe sot shërimi i tyre vazhdon pa u ndalur, ashtu edhe vaksinat që pakkush besonte se do t’i gjenim para shumë të tjerëve, ne do të vazhdojmë t’i rrisim në sasi pa u ndalur dhe do ta çlirojmë popullin tonë nga ankthi e shtrëngesat e kësaj lufte, pa mbetur mbrapa të tjerëve’-shkruan ai. /albeu.com/

 

Shtuar 13.03.2021 08:03