Një vit nga pandemia, Britania nderon viktimat e COVID-19

Britania shënon sot një vjetorin e ‘lockdown-it’ pas pandemisë, me një minutë heshtje, në kujtim të atyre që humbën jetën, ndërkohe që në orën 20:00 të mbrëmjes, britanikët ftohen me telefona dhe qirinj të dalin në pragjet e shtëpive të tyre në shenjë fanari kujtese.

Askush nuk e mendonte, se në mars të vitit te kaluar, flama që po pllaksonte botën, ku më shumë e ku më pak ,do të kishte këtë trajtë, që ndryshoi kuptimin dhe sjelljen e njerëzimit ndaj jetës dhe asaj që e kishte marre të mirëqenë si normale. As Boris Johson nuk e besonte se vendi i tij nuk do e mposhte pandeminë brenda muajsh, siç deklaronte një vit më parë, madje me sjelljet e tij të papërgjegjshme personale, ishte më pranë botës tjetër se çdo lider botëror.

Me 150 mijë viktimat që shënoi,  Britania u shndërrua në “të sëmurën e Evropës”, dhe reputacioni i një kombi të lavdishëm, që i ka dhënë kaq shume njerëzimit, ra në kuotat më te ulëta, duke u shndërruar në gazin e botës shkruan tch. Argumentueshëm, ndoshta aq dinin në atë kohë për virusin, por, një vit më pas, çelësi i suksesit  në përballimin e pandemisë ka qenë, universalisht e pranueshme, pikërisht shpejtësia e mbylljes së shoqërive në ‘lockdown’, si forma më efektive e ndalimit të përhapjes se virusit. Dhe vendet më të suksesshme dhe ato që dështuan më shumë, pikërisht nga ky kriter përcaktohen.

Qeveria e Boris Johsosn,  me kalimin e kohës investoi fuqishëm në mbështetjen e bizneseve dhe ekonomisë dhe britanikëve që u detyruan të qëndronin të mbyllur në shtëpi, por mbi të gjitha në kërkimet shkencore për vaksinat e Covid-it dhe prokurimin e tyre, duke siguruar në total 5 vaksina për çdo shtetas britanik.

“Annus horribilus” i qeverisë së Boris Johson ka filluar të shndërrohet në “annus mirabilis”, pikërisht për shkak të fushatës së jashtëzakonshme te vaksinimit, një meritë absolute e saj, duke e shndërruar Britaninë në zilinë e botës, me 30 milionë vaksina ne krahët e britanikëve.

Vaksinimi masiv i popullsisë është pika e kthesës, kur britanikët do të mund t’ia falin gabimet, qeverisë se Jonsonit gjatë pandemisë së Covid 19 , e cila në përvjetorin e saj të parë, të paktën në Britani, duket se do të dalë shumë shpejt e papunë.


Shtuar 23.03.2021 16:13